Çmime të larta para festave, konsumatorët: Rrogat duhet të jenë më të larta
ekonomi
Çmime të larta para festave, konsumatorët: Rrogat duhet të jenë më të larta

Çmime të larta para festave, konsumatorët: Rrogat duhet të jenë më të larta

Shkup, 28 prill - Gjithmonë para festave tash më si zakonisht është bërë tradicionale që çmimet e artikujve ushqimorë të rriten. Kësaj rradhe festa e Pashkëve jo vetëm që ka shtrenjtur çmimin e vezëve, ka ndikuar gjithashtu edhe ne shtrenjtimin e çmimeve te produkteve te tjera ushqimore.

Konsumatoret thonë se jane mesuar me rritjen e  cmimeve  sidomos para festave, duke shtuar se standardi jetësor i larte nuk përkon me të ardhurat mujore, dhe kjo është shumë brengosëse, sepse ka familjarë të cilët me rrogat që i marrin nuk mund ti sigurojnë as artikujt kryesore të ushqimit.

“Kur ka festa çmimet janë më të larta. Ndërsa pas festave çmimet bien. Çmimet janë me të vertet të larta, me një rrogë 200 euro çka mundë të bësh”.

“Edhe mbrëmë isha ketu vezët 180 den. Çmimi i njejtë. Por janë të larta për standartin tonë”

“Po, ka rritje të çmimeve edhe atë shumë  sidomos tek perimet” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Ketë herë edhe vetë shitësit pranojnë se çmimet janë të larta, si rezultat i asaj që disa prodhime  janë të importuara por  ata gjithashtu theksuan se  interesimi i qytetarëve për të blerë është tejet i  ulët.

“Çmimet pak kanë ndryshuar, janë më të larta dhe për këtë shkak ndoshta nuk ka edhe punë. Ajo varet prej pazarit me shumicë,  nuk ndikon prej neve”.

“Po, ka ndryshime të çmimeve për shkak të  festave,  por edhe papunësia  e bënë të veten. Çmimet janë të larta” – thanë disa nga shitësit e intervistuar nga televizioni ynë.

Qytetarët blejnë pemë dhe perime vetëm sa për ta mbushur tryezën e festës. Në këtë periudhë të vitit, domatet dhe specat zakonisht janë të shtrenjta për shkak se ato  importohen nga vendet e tjera.

© ZHURNAL 28.04.2019, 20:47 | T.E. | 1,831 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."