Angjushev: Për herë të parë pas tranzicionit ka mundësi për ndihmë të drejtpërdrejtë nga shteti
ekonomi
Angjushev: Për herë të parë pas tranzicionit ka mundësi për ndihmë të drejtpërdrejtë nga shteti

Angjushev: Për herë të parë pas tranzicionit ka mundësi për ndihmë të drejtpërdrejtë nga shteti

Mundësitë për mbështetje financiare, ka thënë  sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, janë të mundshme përr dërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ai ka paralajmëruar se kwto kompani kanë vëmendje qendrore në programin ekonomik të Qeverisë, përmes dy mundësive, Ligjit për mbështetje financiare dhe Fondit për Inovacione dhe Zhvillim teknologjik,promovohen në të gjitha takimet me afaristët.

 

“Për herë të parë pas tranzicionit ka mundësi për ndihmë të drejtpërdrejtë nga shteti”, potencoi zëvendëskryeministri. Ai bëri apel të aplikohet për mbështetje financiare, e cila sivjet është rritur për 47 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ku përmes Planit qeveritar do të financohen për rritje ekonomike dhe veçmas zbatim e projekteve të tyre. 

“I inkurajojmë të gjithë të aplikojnë sepse sivjet shteti ka determinuar 47 për qind më shumë para në krahasim me vitin e kaluar. Sivjet ka mbi 60 milionë euro mjete shtetërore për ekonominë, kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këtu ka mundësi të madhe, i inkurajoj të gjithë ata të njihen me programet”, tha Angjushev. 

© ZHURNAL 18.04.2019, 14:38 | D.K. | 1,016 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."