KSHZ deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor
maqedonia
KSHZ deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor

KSHZ deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor

Shkup, 16 prill - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tre komuna. Sipas librit të afateve të Komisionit, materiali dorëzohet më së voni në afat prej 72 orësh para ditës për përcaktimin e zgjedhjeve.

Nesër në mesnatë skadon edhe afati tek votuesit të cilët në ditën e votimit ndodhen në vuajtjen e masës arrest shtëpie mund të paraqiten në Komisionet Komunale Zgjedhore.

Ata, si edhe personat e sëmurë dhe të pamundur, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat të cilët ndodhen në institucionet ndëshkuese-përmirësuese votojnë më 20 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Më 20 prill votojnë edhe votuesit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë në punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit.

Gjatë ditës së djeshme në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve votojnë anëtarët e Këshillave zgjedhore në Sipërfaqësitë diplomatiko-konsullore edhe atë në periudhën prej orës 7 deri në orën 19./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 16.04.2019, 09:30 | Z.H. | 685 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."