Michelle Obama për katedralen Notre Dame: Madhështia e saj më ndaloi frymën
bota
Michelle Obama për katedralen Notre Dame: Madhështia e saj më ndaloi frymën

Michelle Obama për katedralen Notre Dame: Madhështia e saj më ndaloi frymën

Ish-Zonja e Parë e Shtetit Amerikan, Michelle Obama, ka reaguar pas zjarrit që ka kapluar katedralen e Notre Dame.

Obama hyri në rrjete sociale për të postuar një fotografi me familjen, gjatë një kohe kur ata e vizituan këtë katedrale e cila fatmirësisht ka arritur të shpëtojë strukturën.

“Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që shkova në katedralen e Notre Dame. Isha një adoleshente, në një udhëtim shkolle për në Paris. Ishte udhëtimi im i parë ndërkombëtar dhe deri atëherë unë nuk kisha parë shumë jashtë lagjes sime. Por madhështia e Notre Dame, historia, mjeshtëria, spiritualiteti, e ndaloi frymën time. Ndjenja ishte pothuajse e papërshkrueshme. Çdo vit sa herë e vizitoja, përfshirë si Zonja e Parë, ndjeva të njëjtën gjë. Pra, duke qenë sonte në Paris, zemra ime ndjen dhimbje bashkë me njerëzit e Francës. Megjithatë, të gjitha përjetimet në Notre Dame vite më parë, së shpejti do të na mahnit përsëri”, ka shkruar ajo në Instagram.

© ZHURNAL 16.04.2019, 09:16 | Xh.I. | 464 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."