Veljanovski në pyetje te prokurorja Ruskovska
maqedonia
Veljanovski në pyetje te prokurorja Ruskovska

Veljanovski në pyetje te prokurorja Ruskovska

Shkup, 16 prill - Trajko Veljanoski, ish kryetari i Kuvendit në Republikën e Maqedonisë, në këtë moment është në pyetje, të prokurores Vilma Ruskovska, në prokurorinë  për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si i dyshuar në rastin 27 Prill, të vitit 2017. 

Prokuroria dy muaj më parë hapi një hetim për organizatorët dhe kërkoi ndërhyrësit e dhunshëm në Kuvend të ndodhur më 27 prill, 2017. Në hetim përveç Veljanoski pjesë e kësaj ngjarje është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri Mile Janakieski, Spiro Ristovski, ish-drejtor i SPB Vladimir Atanasovski dhe Nikolla Boshkovski. Këta të fundit përveç falsifikimit të pasaportave dhe identiteteve të vjedhura, paralelisht kërkuan procedura për azil politik në Greqi.

Për Veljanovskin është kërkuar paraburgim, por Kuvendi nuk i hoqi imunitetin.

© ZHURNAL 16.04.2019, 11:01 | D.K. | 1,994 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."