Papunësia në vend nuk ulet
maqedonia
Papunësia në vend nuk ulet

Papunësia në vend nuk ulet

Drejtorja e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska njoftoi se momentalisht të papunësuar në vend janë rreth 190.000 persona, transmeton Zhurnal.

“Ballafaqohemi me probleme kur punëdhënësi kërkon fuqi punëtore. Kemi situata kur personat e ftuar, të cilët janë paraqitur si të papunësuar nuk vijnë në Agjencinë për punësim, për shkak se nuk është e obligueshme, përkatësisht nuk janë të obliguar me ligj të vinë”, thotë Jovanovska.

Ajo gjithashtu shton se nga të gjithë të papunësuarit që të cilët thirren, vinë vetëm 30%, të cilët gjysma prej tyre shkojnë në intervistë tek punëdhënësit, ndërsa ata që shkojnë në intervistë, nuk i pranojnë kushtet, përkatësish nuk ju konvenon pozita, ndrimi dhe paga.

Jovanovska gjithashtu vë në dukje se Agjencia për punësim përballet me problemin e mosbesimit të punë kërkuesve për arsye se punëdhënësit të cilët janë të detyruar me ligj të bëjnë shpallje, kanë gjetur më parë person për atë pozitë, ndërsa kur personat që kërkojnë punë i kontaktojnë, ata ju thonë se vendi i punës është zënë.

“Punojmë në këtë problem të krijohet një besim mes gjithë pjesëmarrësve në procesin e punësimit ku të gjithë duhet të jenë të sinqertë, edhe ne si Agjenci dhe punëdhënësit edhe personat që kërkojnë punë, për shkak se me të vërtetë duan të punësohen”, thotë Jovanvoska

Plani për vetëpunësim për vitin 2018 ka kaluar me sukses, sipas asaj, përkatësisht me masat janë punësuar rreth 6500 persona prej të cilëve 53% janë të ri deri në moshën 29 vjeçare.

 

© ZHURNAL 16.04.2019, 10:09 | D.K. | 599 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."