Qeveria e RMV-së do të mbajë mbledhjen e 130-të të rregullt
maqedonia
Qeveria e RMV-së do të mbajë mbledhjen e 130-të të rregullt

Qeveria e RMV-së do të mbajë mbledhjen e 130-të të rregullt

Shkup, 16 prill - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, me fillim në orën 10:00 do të mbajë mbledhjen e 130-të të rregullt.

Para ministrave do të parashtrohet informata në lidhje me nisjen e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë kombëtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 2018-2023, me Plan veprimi.

Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme është edhe informata për progresin e realizimit të Planit të veprimit për platformat e qasjes për personat me aftësi të veçanta, si dhe Informata për përgatitjen Strategjisë kombëtare për sistemin e shëndetësisë elektronike, me Propozim- vendim.

Si material për informim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta shqyrtojë Informatën për progresin sa i përket sigurimit të softuerit të veçantë (program) për futjen dhe përpunimin e të dhënave për fatkeqësi të komunikacionit “Procesverbal elektronik i inspektimit të fatkeqësive në komunikacion”, si dhe informata për progresin dhe realizimin e projektit “Krijimi i standardeve të kompetencave profesionale”.

© ZHURNAL 16.04.2019, 10:49 | Xh.I. | 1,744 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."