Volkswagen prezanton konceptin Tarok pickup (Foto)
auto
Volkswagen prezanton konceptin Tarok pickup (Foto)

Volkswagen prezanton konceptin Tarok pickup (Foto)

Volkswagen ka prezantuar planet për të lansuar konceptin Tarok pickup compact në panairin ndërkombëtar të veturave në New York.

Vendimi i VW-së për Tarok për konsumatorët e vet në SHBA, është sinjali se prodhuesi gjerman i veturave është seriozisht duke konsideruar që të hyjë në tregun e kamionçinave në SHBA, transmeton koha.net.“Edhe pse nuk ka plane për të prodhuar këtë veturë në tregun e SHBA-së, koncepti Tarok është duke u lansuar për të vlerësuar reagimet e tregut për një veturë pickup në të ardhmen”, kanë deklaruar nga kompania.

Tregu i kamionçinave pickup në SHBA është duke lulëzuar, me tre veturat më të shitura në SHBA janë kamionçina pickup.

Megjithatë, kamionçina pickup të modelit compact ende nuk ka në shitje në SHBA, që do të thotë Tarok mund të jetë i pari i këtij lloji.

Koncepti i pickupit që do të shfaqet në New York, është i ndërtuar në platformën MQB të VW ashtu sikurse edhe Tiguan, Suvët Atlas, e sedanët Passat e Jetta.

Motorin, Tarok do ta ketë 1.4 litërsh me katër cilindra turbocharged i cili prodhon 147 kuajfuqi.

147 kuajfuqi do të dërgohen në të gjitha rrotat e veturës nga marshi me gjashtë shpejtësi automatike.

© ZHURNAL 16.04.2019, 10:46 | L.E. | 892 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."