SHMP "Jahja Kemal": Çdo vit kur ka regjistrime po shpifet për neve
maqedonia
SHMP "Jahja Kemal": Çdo vit kur ka regjistrime po shpifet për neve

SHMP "Jahja Kemal": Çdo vit kur ka regjistrime po shpifet për neve

Shkup, 15 prill - Nga shkolla e mesme private "Jahja Kemal", përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj siç thonë, shpërndarjeve të pavërtetave për ta nga ana e disa qendrave të caktuara, përcjellë Zhurnal.

Nga "Jahja Kemal" ftojnë këto qendra që nëse kanë informata konkrete dhe dëshmi për shkollat e tyre, le t'i dorëzojnë ato deri tek instancat gjyqësore dhe organet shtetërore.

"Nga viti 1996 kur janë themeluar shkollat Jahja Kemal me vendim të Qeverisë, që atëherë kemi arritur renome në fushën e edukimit arsimor si në suaza t shtetit tonë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Për brendin e SHMP "Jahja Kemal" flasin rezultate të shumta. Për fat të keq, që të ndikohet në numrin e nxënësvetë cilët shkollimin e tyre duan ta kryejnë në shkollat tona, çdo vit në periudhën e regjistrimeve nga qendra të caktuara po shpërndahen të pavërteta dhe shpifje për ne. Të njejtat, i ftojmë nëse kanë informata konkrete dhe dëshmi për shkollat tona, të drejtohen deri tek organet shtetërore dhe instancat gjyqësore, dhe jo të shpërndajnë gënjeshtra me çka e manipulojnë opinionin", thuhet në komunikatën e Drejtorisë së përgjithshme të SHMP "JAhja Kemal"./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.04.2019, 09:36 | Z.H. | 4,248 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."