Eksodi 99 shënohet në Mitrovicë
kosova
Eksodi 99 shënohet në Mitrovicë

Eksodi 99 shënohet në Mitrovicë

Në Mitorvicë shënohet 20 vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

 

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbahet manifestimi Eksodi “99, marshimi 2019, me moton “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”.

 

Manifestimi mbahet në sheshin e qytetit të Mitrovicës, duke filluar nga ora 12:00.

© ZHURNAL 15.04.2019, 09:14 | Z.H. | 372 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."