Mickoski: Bojkoti i zgjedhjeve i ndihmon vetëm Zaevit
maqedonia
Mickoski: Bojkoti i zgjedhjeve i ndihmon vetëm Zaevit

Mickoski: Bojkoti i zgjedhjeve i ndihmon vetëm Zaevit

Shkup, 15 prill - Lideri i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickovski, u bën thirrje simpatizantëve të opozitës që të mos i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale, sepse bojkotimi, siç thekson, i ndihmon vetëm Zoran Zaevit, transmeton Zhurnal.

“Ju që keni komplot të bojkotoni, e di se keni shumë arsye dhe nuk po them se ju jeni gabim për gjithçka, por unë u drejtohem me ndershmëri, pa dorezë,  keni një arsye për të dal të votoni dhe ajo është Maqedonia. Bojkotimi ndihmon vetëm Zoran Zaev. Le të mos jetë më e madhe se sa dashuria ndaj atdheut, të cilën unë e di se e keni thellë në zemrën tuaj. Votoni, jo për mua, por për Ju dhe familjet tuaja, votoni për Maqedoninë”, thekson Mickovski

© ZHURNAL 15.04.2019, 15:21 | Xh.I. | 1,624 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."