I ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ish-ministrit Janakievski, në rastin “Titanik”
maqedonia
I ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ish-ministrit Janakievski, në rastin “Titanik”

I ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ish-ministrit Janakievski, në rastin “Titanik”

Shkup, 15 prill - Gjykata penale përafërsisht para dhjetë ditëve i ka ndërprerë arrestin shtëpiak ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski në lëndën e PSP-së, “Titanik”, i cili rast ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore. Pala mbrojtëse e Jankaievskit ka theksuar se ndërprerja e arrestit shtëpiak vjen si rrjedhojë se nuk munden të jenë aktiv dy arreste shtëpiake njëkohësisht.

Janakievski vazhdon të vuajë dënimin me burgim shtëpiak për ngjarjet e 27 prillit ku edhe dyshohet. I njëjti sot para gjyqit ka sqaruar se cilat masa për cilët lëndë janë aktive.

© ZHURNAL 15.04.2019, 12:47 | Xh.I. | 2,676 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."