Pas dy javëve fushatë të qetë, kandidatët do të fillojnë të u`a nxjerrin kundërkandidatëve të “palarat” në shesh
maqedonia
Pas dy javëve fushatë të qetë, kandidatët do të fillojnë të u`a nxjerrin kundërkandidatëve të “palarat” në shesh

Pas dy javëve fushatë të qetë, kandidatët do të fillojnë të u`a nxjerrin kundërkandidatëve të “palarat” në shesh

Shkup, 15 prill - Edhe këtë javë tre kandidatët presidencial Stevo Pendarovski, Blerim Reka dhe Gordana Siljanoska i vazhdojnë tubimet dhe takimet me qytetarë. Fushata do të zgjasë deri 19 prill, pas çka pason heshtja 24-orëshe zgjedhore, një ditë para ditës së votimit.

Gazetari dhe njohësi i mirë i çështjeve politike, Isen Saliu për Zhurnal shprehet se pas dy jave fushatë të qetë dhe të kulturuar nga ana e kandidatëve, në javën e fundit të fushatës do ashpërsohet fjalori. Sipas tij tanimë kandidatët gjatë kësaj jave do të fillojnë të ua nxjerrin të "palarat" kundërkandidatëve të tyre.

"Mendoj se kjo do të jetë periudha e fushatës më të ashpër. Pas dy javëve fushatë të qetë dhe të kulturuar, vecmë erdhën paralajmërimet se kandidatët do të fillojën tua nxjerrin kundërkandidatëve të “palarat” në shesh. Një paralajmërim i tillë vecmë erdhi nga debatii fundit, ku Siljanovska akuzoi Pendarovskin se ka diplomë të dyshimtë, kurse edhe përgjigja e Pendarovskit nuk ishte aspak më e butë. Sa i përket kandidatit shqiptar, Blerim Reka, besoj se do të ruajë nivelin dhe nuk do të futet në formatë këtilla të debatit", ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Isen Saliu.

Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën është zgjedhur kontesti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe vendi e mori emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Më 21 prill në vend, krahas zgjedhjeve presidenciale do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme për kryetarë të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë.

© ZHURNAL 15.04.2019, 11:45 | Xh.I. | 1,540 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."