Meimarakis: Çmimi Nobel për Paqe, i dyshimtë për Zaevin dhe Cipras
maqedonia
Meimarakis: Çmimi Nobel për Paqe, i dyshimtë për Zaevin dhe Cipras

Meimarakis: Çmimi Nobel për Paqe, i dyshimtë për Zaevin dhe Cipras

Kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Cipras, të cilët janë nominuar për Çmimin Nobel të Paqes, konsiderohet si proces i ndërlikuar, por padyshim që cilido kryeministër grek të jetë i nominuar është privilegj për vendin, thotë ish kryetarja e Demokraisë së Re, Evangelos Meimarakis, e cila është kanditate për eurodeputete, në një intervistë të agjensisë greke ANA -MPA, përcjell Zhurnal.

E pyetur se ky nominim për dy kryeministrat e vendeve fqinje  ka rëndësi, ajo u shpreh se është nder për vendet që përfaqëssojnë dy krerët, ku edhe është propozuar nga 33 deputetë të 16 vendeve të botës, por mund të ketë prapavijë, sipas Meimarakis.

"Shpallja e nominimit gjatë periudhës parazgjedhore jep përshtypjen se kjo mund të jetë një qëllim dinak. Por propozimi për një nominim Nobel për Paqe për cilindo kryeministër grek është pa dyshim një nder për vendin. Marrveshja e Prespës, Demokracia e Re, ka analizuar gjerësisht pozicionin e saj dhe e bëri të qartë se nuk është në përputhje me frymën e Bukureshtit. Qeveria greke nxitoi pa shpjeguar pse. Funksionon në mënyrë të njëanshme, pa kërkuar për konsensus kombëtar, e cila ishte është kërkesa e shumicës së popullit grek, tha Meimarakis, përcjell Zhurnal.

© ZHURNAL 15.04.2019, 11:29 | Xh.I. | 1,971 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."