Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën
kosova
Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën

Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën

Beograd/Prishtinë, 15 prill - Kuvendi i Kosovës kohë më parë ka miratuar përbërjen e ekipit dhe platformën e dialogut. Çështja e Kosovës do të jetë së shpejti temë diskutimi në Kuvendin e Serbisë, ka thënë kryeparlamentarja serbe, Maja Gojkoviq.

Për këtë, sipas saj, janë pajtuar edhe presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

“Ne do të diskutojmë në marrëveshje me presidentin e shtetit dhe qeverinë e Serbisë edhe çështjen e Kosovës. Këto janë tema shumë të rëndësishme dhe kështu ne tregojmë se po mbrojmë interesat e qytetarëve në parlament dhe jam i bindur se të gjithë deputetët do të marrin pjesë në debatin mbi këto tema të rëndësishme”, tha Gojkoviq për Pink TV, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.

Autoritetet në Kosovë dhe Serbi tash e sa kohë kanë filluar debatin e brendshëm në përpjekje për unifikimin e qëndrimeve lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve por edhe për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëve ligjërisht obliguese për të dyja vendet.

Kuvendi i Kosovës kohë më parë ka miratuar përbërjen e ekipit dhe platformën e dialogut.

Megjithatë partitë opozitare si në Kosovë ashtu edhe në Serbi e kundërshtojnë mënyrën se si është zhvilluar dialogu deri më tani.

© ZHURNAL 15.04.2019, 11:12 | Xh.I. | 405 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."