Zeqiri: Qeveria përfiton nga migrimi, zvogëlon shfrytëzuesit e ndihmave sociale
shqiperia
Zeqiri: Qeveria përfiton nga migrimi, zvogëlon shfrytëzuesit e ndihmave sociale

Zeqiri: Qeveria përfiton nga migrimi, zvogëlon shfrytëzuesit e ndihmave sociale

Shkup, 15 prill - “Lëvizjet migruese gjegjësisht shtegtimet ekonomike kurbetçare të shqiptarëve të Maqedonisë kanë qen dhe janë të shumta, jo pse rajonet ku jetojnë shqiptarët janë regjione pasive ekonomike, por si rezultat i papunësisë dhe krizës ekzistenciale. Nëse i analizojmë shkaktarët e këtyre shtegtimeve (migracioneve), mundë të konstatojmë se lëvizjet e këtilla në kohën e fundit bëhen nga ndikimi i rrethanave ekonomike”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Akademiku Izet Zeqiri sipas të cilit shtegtimet ekonomike kanë përfshirë pjesën e popullsisë së rritur dhe të aftë për punë të cilët në fillin i ka karakterizuar migrimi sezonal ose i përkohshëm (vetëm për një vit) në vendet e Evropës Perëndimore, kurse sot ai ka karakter tradicional dhe i trashëguar brez pas brezi.

 

 

“Migrimi ekonomik ka kuriozitet të posaçëm veçanërisht te njerëzit e rinj të cilët janë pa punë e të cilët nuk mundë të punësohen dhe perspektivën e shohin në botën e jashtme. Papunësia sot paraqet një problem jo vetëm ekonomik por problem sociologjik dhe politik, krahas këtij dimensioni papunësia në thelb është fenomen ekonomik, zgjedhje e së cilës nuk duhet të kërkohet vetëm në sferën sociale dhe politike por në ekonomin e tregut dhe iniciativën e lirë duke krijuar kushte që secili të jeton nga puna e vet”, thotë Zeqiri.

 

Sipas tij se qytetarët migrojnë për shkaqe ekonomike tregon edhe statistika e shfrytëzuesve të ndihmave sociale.

“Po të analizohen shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të shohim se rajoni Pollogut dhe rajoni verilindor janë shfrytëzues më të madhej të ndihmave sociale, si rezultat i papunësisë dhe krizës ekonomike. Rajoni i Pollogut në vitin 2005 ndihma sociale kanë shfrytëzuar 43,504 persona, kurse tash shfrytëzojnë 23.703 persona ose 7.64% e popullsisë që është përqindja më lartë nga të gjitha rajonet në Maqedoni duke përfshirë edhe rajonin verilindor pjesën e Kumanovës me 9.26%. Ky zvogëlim i shfrytëzuesve të ndihmave në krahasim me vitin 2005 është, jo si rezultat i punësimit, por si rezultat i migrimit dhe masave administrative që përjashtonin shfrytëzuesit e ndihmave nga kjo masë”, ka shkruar Zeqiri

© ZHURNAL 15.04.2019, 10:40 | Xh.I. | 1,678 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."