Sot në Çair promovohet pulla e re postare Jashar Bej Shkupi
maqedonia
Sot në Çair promovohet pulla e re postare Jashar Bej Shkupi

Sot në Çair promovohet pulla e re postare Jashar Bej Shkupi

Shkup, 15 prill - Në sallën e madhe të Komunës së Çairit sot do të promovohet pulla e re postare e Jashar Bej Shkupit.

Organizatorë të këtij evenimenti janë Postat e Maqedonisë, Instituti për trashëgimi kulturore dhe Komuna e Çairit.

Të pranishëm gjatë këtij momenti me peshë të madhe historike e kulturore do të jenë: drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve, Skender Asani dhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, të cilët do të kenë edhe fjalë rasti./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.04.2019, 10:24 | Z.H. | 2,218 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."