Qeveria bën gati ligjin për veten
kosova
Qeveria bën gati ligjin për veten

Qeveria bën gati ligjin për veten

Krahasimi mes Qeverisë enorme të Kosovës prej 22 Ministrave dhe asaj modeste të Zvicrës që nuk e kalon as 10, së shpejti mund të jetë i pavlefshëm.

Tashmë është gati DRAFT-Projektligji i cili rregullon riorganizimin-funksional të Ekzekutivit.

Njëri nga opsionet është që pas miratimit të këtij dokumenti Kosova të ketë 13 Ministri me nga dy zëvendësministra .

Me këtë dhe secilin version tjetër dikasteret qeveritare do të zvogëlohen në numër, duke u shndërruar në departamente në Ministrisë që mbesin.

Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se në këtë Projekligj deri në dorën finale do inkorporohen dhe propozimet e palëve tjera të kyqura në Proces.

© ZHURNAL 14.04.2019, 21:05 | T.E. | 722 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."