Tre të lënduar gjatë një zënke me thikë në Tetovë
kronika
Tre të lënduar gjatë një zënke me thikë në Tetovë

Tre të lënduar gjatë një zënke me thikë në Tetovë

Tetovë, 12 prill - Gjatë ditës policia tetovare arrestoi katër banorë të qytetit, të cilët gjatë natës së kaluar morën pjesë në një zënkë gjatë së cilës u përdorën edhe thikat, me ç’rast u plagosën tre persona të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin klinik. Nga Sektori për punë të brendshme informojnë se shumica e ngjarjeve filluan gjysmë ore para mesnatës.

“Në orën 3:00 është marrë paraqitje se disa orë më parë në rrugën 141 në afërsi të kazermës tetovare ishte prishur rendi dhe qetësia publike me zënkë fizike në të cilën morën pjesë M.D.(41), D.A.(43), ZH.A.(45), A.I.(37) dhe B.Z.(30). Me atë rast ishte përdorur edhe thika, ndërkaq u lënduan personat M.D., D.A. dhe ZH.A dhe atyre u është ofruar ndihma mjekësore në spitalin klinik të Tetovës”, kumtoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Më pas gjatë ditës të gjithë të katër personat janë gjetur nga ana e nëpunësve policorë dhe janë mbajtur në stacionin e policisë, Hetimin e zhvillon Prokuroria publike e Tetovës dhe do të konstatohen motivet, si dhe të gjitha hollësitë rreth zënkës fizike gjatë së cilës është përdorur edhe thika.

© ZHURNAL 12.04.2019, 19:27 | T.E. | 1,674 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."