Muzeu i Orhan Pamukut dhe Stambolli i viteve 70
opinion
Muzeu i Orhan Pamukut dhe Stambolli i viteve 70

Muzeu i Orhan Pamukut dhe Stambolli i viteve 70

Shkruan Rexhail Ramadani

"Ishte momenti më i lumtur i jetës sime, por këtë nuk e kisha kuptuar", kështu fillon rrëfimin shkrimtari turk Orhan Pamuk në romanin e tij të famshëm ``Muzeu i Pafajësisë`` që e bëri edhe laureat të çmimit Nobël për letërsi , ku shkrimtari rrëfen për nje dashuri obsesive të Kemalit, të riut që rridhte nga një familje e mirë dhe e pasur e Stambollit dhe kusherirës së tij t֝ë largët Fusunin një vajzë e re dhe e bukur në të cilën ai u dashurua. Në Stambollin e viteve 1970´ ta, Kemali, ishte në moshën 30 vjeç, takon rastësisht Fusunin që ishte 18 vjeçare dhe punonte si shitëse në një butik në Stamboll. Kemali ishte afër fejesës me Sibelin që gjithashtu i takonte shtresës së lartë dhe një familjeje të mirë në Stamboll. Ajo ishte e bukur ,e ngritur, moderne me mendësi oksidentale ndërsa Fusun , familja e saj i takonin mendësisë orientale tradicionale turke. Është një nga temat e preferuara të Orhan Pamukut dinamika e këtij konflikti në mes të oksidentit dhe orientit, si dhe mes të shtresës së lartë dhe të ultë, por Orhan Pamuk përpiqet përmes personazheve të tij të zbuloj se çka në të vërtetë e bën të lumtur njeriun.


Kemali ishte i shkolluar në perendim ishte i pasur, i takonte shtresës se larte te Stambollit dhe ishte ne prag të fejesës me Sibelin , pra ato i kishin të gjitha për të qenë të lumtur dhe Kemali mendonte se po jetonte ditët më të lumtura të jetës së tij. Ato dolën bashkë për të blerë një çantë për Sibelin. Por në një shkëmbim shikimesh të Kemalit me Fusunin përmbysi gjithëka. Kemali u mahnit nga stili dhe bukuria e saj joshëse. Fusuni ishte një kusherirë e largët nga e ë´ma e Kemalit. Ate e njihte qysh si të vogel e ë´ma e tij dhe i kishte dhënë dhurata të shumta kur kishte qenë Fusuni fëmije, ë´ma i tha Kemalit se ka qenë vajzë simpatike dhe e dashur qysh si femijë Fusuni.

Më pas nga kjo shkëndijë lindi një dashuri mes Kemalit dhe Fusunit dhe ato filluan të takohen, u dashuruan dhe në një kohë të shkurtër Kemali dhe Fusuni tashmë po përjetonin ditët më të lumtura të jetës së tyre. Kemali përjetoi një çast të paspjegueshëm të lumturisë. Megjithatë, familja e Fusunit ishte e varfër , familje e mesme e Stambollit dhe ajo nuk kishte aq burime financiare për të kaluar kohën në rrethet e shoqërisë së lartë të Stambollit siç ishte Kemali dhe e fejuara e tij Sibeli që ishin nga familjet elitare të Stambollit. Kemali u bind se duhet ta fejojë Sibelin , edhe prinderit e tij ishin dakord. Madje për herë të fundit në fejesën e Kemalit dhe Sibelit , ai vallëzoi me Sufunin, ndërsa pas kësaj fejese Fusuni e braktisi Kemalin dhe më i humbi gjurmët, ndërsa Kemali mbeti me kujtimet dhe mallin për Fusunin.

Kur Fusuni e braktis Kemalin fillon koha e dhimbjes dhe mallit në jetën e tij, që në njëfarë kuptimi, do të zgjasë deri në fund të jetës së tij. Kemali fillon të tërhiqet gjithnjë e më shpesh në apartamentin në të cilin ai dhe Fusuni takoheshin më parë, por që tashmë Fusuni nuk ishte. Kemali e ndjente këtë zbraztësirë shpirtërore dhe mungesën e saj. Së fundi, tërheqja e tij e brendshme dhe e jashtme në këtë vend përfundon në ndarjen nga Sibeli, e cila gjithashtu kishte gjetur një partner të ri. Kur më në fund pas shume viteve e gjen banesën e ish të dashurit të Fusunit qe e kishte edhe shok nga femijëria, në kohën e mungesës së Kemalit, ajo u martua me një djal tjeter , qe ishte producent filmi.

Kemali pothuajse tërësisht tërhiqet nga shoqëria e lartë e Stambollit, duke kaluar mbrëmjet e tij në tryezën e prindërve të Sufunit, duke ngrënë ne sofer ushqimet qe gatuanin prindërit e saj, i pelqente ambienti dhe dhoma e prinderve te Sufunit si sofra, televizori qe shikonin ne mbremje, çaji, ndonje gotë raki. Familja e Sufunit ishte nje familje mesatare e Stambollit. Aty takohej shpesh edhe me Sufunin e kjo e bente te lumtur Kemalin. Ajo tashme ishte e martuar dhe Kemalin e trajtonte e distancuar si kushëri të largët. Kjo familje e kishte të theksuar thjeshtësine dhe bujarinë. Në shtëpinë e prindërve të varfër të Sufunit , Kemali gjente momente lumturie . Lumturinë në këtë familje Kemali pranë sofrës bujare dhe televizorit e gjeti për më shumë se një dekadë.
Ngushëllimin për mallin dhe dhimbjen që e kishte Kemali e gjeti në koleksionin e gjithë gjërave që kishin lidhje me Fusunin dhe gjithçka që kishte të bënte me jetën e saj të përditshme , ai keshtu e bëri një Muze që u quajt si Muzeu i Pafajësisë , që e bëri Kemali pasi kishte vdekur Sufuni.
Bazuar në dashurinë e papërmbajtur të Qemalit, Orhan Pamuk ndërton një imazh model të shoqërisë së Stambollit të viteve '70 dhe '80. Stambolli ishte qytet , që e kishte inspiruar gjithë jetën shkrimtarin Orhan Pamuk. Por përmes "Muzeut të Pafajësisë" dhe objekteve që gjendeshin në të shkrimtari jep një portret për jetën dhe karakteristikat e jetës në Stambollin e asaj kohe dhe ndërton një permendore dashurisë së Kemalit.Tek muzeu i ndërtuar, Kemali gjen edhe lumturinë e tij.

Ne roman bëhet i gjallë Stambolli i viteve 70´ dhe 80´, aty portretizohen rrugicat , kafenetë , filmat e asaj kohe, çajtoret e shumë e shumë bukuri të qytetit. Pikërisht permes Orhan Pamukut e njohim më mirë dhe shijojmë aromën e qytetit sikur kur shijojmë aromën e kafesë, ai vazhdimisht sjell detaje të reja të qytetit , qofshin ato fillimisht objekte të padukshme apo norma shoqërore që përcaktojnë jetën e përditshme të Stambollit të viteve 70´ dhe 80´ . Që nga personazhet dhe ngjarja janë fiktive, lexuesi mëson më tepër për jetën reale në Stamboll se sa mund të mesojë njeriu nga ndonjë dokumentar për këtë qytet të bukur të Bosforit.

Marrëdhënia në mes Kemalit dhe Fusunit është e komplikuar dhe mbahet gjallë gjatë viteve nga obsesioni i Kemalit që kishte për te. Orhan Pamuk në roman portretizon edhe botën emocionale të protagonistëve të tij. Muzeu i Pafajësisë që u ndërtua prej kolekcioneve që mblodhi Kemali shërben si një simbol i mrekullueshëm i dashurisë obsesive të Kemalit, dhe kjo mishërohet nga objektet e panumërta që ai ka kolekcionuar nga Füsuni gjatë viteve. Kemali në Muzeun e Pafajsise ndër të tjera kishte kolekcionuar edhe 4213 mbetje cigaresh që kishte pirë Fusuni, diçka e pazakontë që mund ta spjegojë vetëm dashuria e tij. Kemali i ngriti një permendore të veçante dashurise së tij, ndërsa Muzeu i Pafajësisë sot është shumë i vizituar në Stamboll, nga historia e bukur e dashurisë që thurr Orhan Pamuk për këtë muze që jep një portret të gjallë të Stambollit asaj kohe dhe aty brenda në muze gjendet shpirti i Kemalit , dashuria që i dha lumturinë Kemalit bashkë me të edhe mallin e dhimbjen dhe ditët më të lumtura të jetes që ai kishte kaluar.

Për më tepër Orhan Pamuk përmes kesaj historie të dashurisë së Kemalit dhe Fusunit bën një reflektim të përpiktë të jetës së Stambollit në atë kohë. Por kjo histori dashurie perfundon tragjikisht, në fund pasi prapë u ribashkuan me Kemalin. Fusuni bën ndeshje me veture dhe vdes, ndërsa Kemali lëndohet nga kjo fatkeqësi që perjetuan  por mbetet gjallë. E Muzeu i Pafajësise që ngriti Kemali bëhet vendi i mallit, dhimbjes por edhe  burim i lumturisë së tij. Ai gjeti tek muzeu vendin ku ngushëllimin e tij do ta transformonte në lumturi. E katalizator i këtij transformimi ishte kujtimi për Sufunin që e bënte të lumtur Kemalin.

Orhan Pamuk në roman përpiqet të sqaroje temën e ndërlikuar se kur njeriu është i lumtur, se ç´eshte lumturia. Shpesh ne kalojmë nëpër lumturi në jetën tonë, pa qenë të ndërgjegjshëm dhe më vone kujtohemi se ishim të lumtur.  Ç´farë e beri të lumtur Kemalin, një çast i paspjegueshëm i lumturise, kujtimi për Sufunin, ambienti i ngrohtë i thjeshtë , sofra, televizori në shtëpine e prindërve të Sufunit, muzeu që mblodhi gjithë gjërat që e bënë të gjallë kohen dhe ditet e lumtura te Kemalit.

Orhan Pamuk ne kete roman jo vetem qe rrefen nje histori te jashtezakonshme dashurie , boten e tyre emocionale, e sjell para lexuesit Stambollin e gjalle te viteve 70´dhe 80, me gjithe detajet e jetes ne te.
Romani ka edhe një tendencë më të madhe, ndaj asaj të jetë vetëm histori e pazakontë dashurie, Orhan Pamuk pasqyron edhe pafajësine e Turqisë në mes të prirjes pro evropiane dhe asaj orientale tradicionale turke që këto fryma shfaqen në Stambollin e shkrimtarit, qytetit që e inspiroi gjithë jetën e tij, në të cilën moderniteti dhe tradita vetëm se një shekull ndeshen në të. Shkrimtari Orhan Pamuk brenda ketij konflikti të vjetër në Stamboll, përpiqet të sqarojë lexuesit se më e rëndësishme është se çfarë njeriun e bën të lumtur, e në rrënjët e kësaj lumturie shkrimtari zbulon dashurinë.

Madje Orhan Pamuk thotë se është Stambolli që më bëri mua, sikur që për Dostojevskin ishte St. Petersburgu, për Pamukun është burim inspirimi qyteti i bukur i Stambollit.

Kemali në fund para se të vdiste thotë për lexuesit: "Gjithë le ta dinë se unë e pata një jetë të lumtur"

© ZHURNAL 01.04.2019, 16:37 | Xh.I. | 7,760 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."