Satisfaksioni për dënimet ndaj Thaçit dhe Mijalkovit
opinion
Satisfaksioni për dënimet ndaj Thaçit dhe Mijalkovit

Satisfaksioni për dënimet ndaj Thaçit dhe Mijalkovit

Nga: Alpin Ollogu

Për ata që dikur e thërrisnin “baba”, për ata që i rrihnin kraharorin dhe i zbatonin urdhërat, por edhe për ata që i besuan verbërisht me sinqeritet naivi, njeriu që sot  simbolikisht (në krahasim me veprat tjera) u dënua nga gjykata penale e shkallës së parë me 3 vite e dy muaj burg, me aktakuzën për manipulim – parregullsi  zgjedhore, është ish nënkryetari dhe kryetari i tanishëm i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.
Do të ndjenim keqardhje nëse ndonjë figurë kontribuese në çështjë kombëtare, do dënohej për këtë veper penale, por kur dënimi penal vjen për të lartpërmendurin, jam i bindur se shumica dërrmuese e popullit shqiptar në këto hapësira, ndjen njëfarë sadisfaksioni. Ёshtë ironia e fatit të dënohet për këtë vepër penale, njeriu i cili fatkeqësisht në historinë e tranzicionit politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ishte në anën më të errët të saj. U dënua në gjykatën e shkallë së parë, për manipulim zgjedhor me tri vite e dy muaj burg, njeriu që shkatërroi Partinë Demokratike Popullore, nëpërmjet dredhive të shkrirjes së kësaj partie (nëpërmjet Iljaz Halimit). Shkatërroi këtë parti intelektuale, opozitën e ndershme patriotike të asaj kohë,  për të krijuar partinë  personale – klanore, si partia më famëkeqe në këto troje.

Ёshtë po i njejti që amorlshëm luftoi Partinë për Prosperitet Demokratik, me përbaltje dhe dhunë zgjedhore nga më të tmerrshmet, partinë e patriotizmit dhe intelektualizmit shqiptar. Ёshtë po i njëjti që ne 2001-shin, nga kolltuqet e Gjeorgjevskit, atakoi luftën e lavdishme të UÇK-së; prishi Këshillin Kordinativ Shqiptar të pas pasluftës; plagosi dhe vrau ushtarët e UÇK-së në procese zgjedhore (mbështëtesit e BDI-së së atëhershme), vetëm për pak pushtet të kalbur. A nuk është Thaçi ai që nëpërkëmbi vullnetin shumicë të shqiptarëve, sa herë që j’u dha rasti? Futej në qeveri me pakicë deputetësh dhe tradhëti koalicioni, si atëhërë kur prishi marrëveshjen me PPD-në, për tu bërë  pjesë e qeverisë. Ashtu edhe kur u fut në qeveri po me Gruevskin, në kohën kur BDI-ja ishte shumicë. Futej në qeveri si “macja ndër sofër”,   për të lënë edhe më shumë gjurmë të errët në historinë e tij partiake, si psh., projektin “Shkupi 2014”,  “Brodecin”, korrupsionin galopant të shtrirë në shumicën e funksionarëve  të tij, që nga lokalet deri në nivel qëndror, të “bekuar” me kryqin masiv në malin Vodno, sipas tij, në “vendin e joshqiptarëve”. Mos harrojmë edhe atë që ai ishte joker-i i vazhdueshëm i Sasho Mijalkovit, gjatë gjithë qeverisjes së BDI-së, për ta shantazhuar BDI-në në dalje eventuale nga qeveria (pavarësisht se me këtë nuk amnestohet  BDI-ja me bashkëqeverisjen me Gruevskin, veçanërisht mandatin e fundit), dhe ky të bëhej shpëtimtar i Gruevskit, gjë të cilën e dëshmonte gjatë bashkëpunimeve zgjedhore, dhe e cila u faktua në përgjimet. Luante lojën e joker-it  për të cilën shpërblehej vazhdimisht.

Ёshtë deri dikur sadisfaksion të shohësh se nga gjithë ato vepra penale të bëra nga ky politikan, të paktën simboliksiht të dënohet për një vepër penale, atë të parregullsisë zgjedhore. Dënohet njeriu që punoi kundër projektit më të madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Universitetit të Tetovës. Njeriu që përbalti paturpësisht me dosje false – duke bashkëpunuar me sherbimin sekret jugosllav, ndoti figurat më të ndritura të shqiptarëve të Maqedonisë se atëhershme. Ai që urdhëronte truprojat të na rrihnin ne ish studentëve të UT-së, për arsze të fishkëllimës kundër shovinistit, ish kryeparlamentarit  maqedonas, bashkëqeverisësit të tij, i cili do ti “preste kthetrat” shqiponjës shqiptare.  Ai Mendu, që edhe në projekte infrastrukturore sic është “Rruga e Arbërit”, turpërisht nga qyteti i Dibrës (rrethuar nga servilet e më të paturpshëm se ai vetë, udhëheqësit lokalë partiak), me cinizëm deklaronte se çfarë na duhet “Rruga e Arbërit” për tre mijë dibran, ndërkoh kishte lëshuar shkopin e peshkimit përmbi dhjetëra rrjeta të paligjshme të peshkimit, që do ti nxirrte herët në mengjes. Për të mos e kujtuar edhe terrorizimin e qytetarëve me bandat kriminale, të paktën në qytetin e Dibrës, për ne që jemi dëshmitar të këtij qyteti.

Ёshtë sadisfaksion të dënohet qoftë simbolikisht, njeriu që nëpërmjet udhëheqësve lokale partiak, nxiti anëtarët - simpatizantët e tij, në vjedhje votash dhe parregullsi zgjedhore, për të cilat një numër i madh antarësh me vite u zvarritën në procese zgjedhore, dhe shumë prej tyre u dënuan me vite burg. Këto të vërteta duhen përsëritur për të kuptuar se në këtë botë i fortë është vetëm i drejti – I ndershmi, gjithë të tjerët janë flluska sapuni të glorifikuar përkohësisht në sytë e injorancës, flluska sapuni të cilët Zoti i Madh, i dërgon në dënim hap pas hapi, edhe kur ata në huti mendojnë se mbretërojnë gjendjen dhe janë të pathyeshëm nëpermjet forcës keqbërëse dhe blerjes së pushteteve. Ndoshta kjo është vepra penale më e vogël që i dënuari në fjalë, ka bërë në jetën e tij politike. Por ja që ironia e fatit caktuar nga Zoti, deshtë që ai të zbulohet publikisht dhe dënohet penalisht pikërisht për këtë vepër.

Ndërsa për ata glorifikonin Mijalkovin si njeriu e ndërtokës dhe më të fortin e këtyre hapësirave, vlen t’ju tërheqim vëmendjen dhe të shikojnë fillimin e përfundimit turpërues të tij. Ёshtë fillimi turpërues edhe para llogarisë së vërtetë në jetën e përtejme, gjtihmonë për ata që e besojnë atë, por edhe që s’besojnë, le të shikojnë se premtimi I Zotit është i vërtete që në këtë botë. Gjendjet ndryshojnë aq shpejt dhe njeriu habitet se si ka mundesi të ndodhë, por ja që Krijuesi ka thënë të vërtetën.

 Deri diku ndjejmë sadisfaksion për dënimet e Thaçit dhe Mijalkovit, për gjithë ato vuajtje që u kanë shkaktuar njerëzve, popullit, çështjes kombëtare, vetëm e vetëm të arrijnë qëllimet e tyre politike – pasurore. Këtë sadisfaksion besoj që duhet ta ndjejnë edhe ish pjesëtarët dhe pjesëtarët e mbetur të PDSH-së, ata  të ndershmit që kanë besuar verbërisht  në ideale, që s’kanë pasur interesa materiale, dhe që kryetari në fjalë jo që vetëm i bëri gjithë këto dëme popullit të tij, por manipuloi dhe ju shkatërroi partinë, vetëm për interesa personale. E mos ndoshta i dënuari i sotshëm detyroi dhe heshti, për punët e bëra keq, edhe Arber Xhaferin e ndjerë.

A do të mbajnë burgun për dënimin e dhënë, se çfarë aktgjykimi do te sjellë gjykata penale e shkallës së dytë, ulje dënimi apo jo, tashmë pak rëndësi ka, një gjë është e rëndësishme, sadisfaksionuese, në gjykatën e mbamendjes popullore, ata e morën dënimin ironik për parregullsi zgjedhore, njejtë sic ishte ironik edhe dënimi i Al Kapones për evazion fiskal, pavaresisht se kishte bëre me qindra vepra të tjera penale nga më të rrëndat.

Këto dënime mund të jenë edhe mësim për kryerësit e veprave penale, për ata konkretisht,  pendim për të kaluarën dhe përmirësim për të ardhmen, nëse janë nga ata që kuptojnë, pendohen dhe marrin mësim. Ёshtë gjithashtu mësim për të gjithë ata që nuk dinë të jetojnë me “hallall”, apo të jenë korrekt në veprimtarinë politike dhe shoqërore. Duke ju kujtuar se fundi meritor i turpërimit në jetën e vdekshme, është shumë afër, në një formë apo tjetër, dhe se llogaria përfundimtare tek Zoti, është e sigurtë.

© ZHURNAL 09.03.2019, 12:51 | B.M. | 6,438 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."