EKSKLUZIVE: Aleanca për Shqiptarët "pret në besë" besatarët e Lëvizjes BESA, dega Dibër!
maqedonia
Ekskluzive: Aleanca për Shqiptarët "pret në besë" besatarët e Lëvizjes BESA, dega Dibër!

Ekskluzive: Aleanca për Shqiptarët "pret në besë" besatarët e Lëvizjes BESA, dega Dibër!

Dibër, 21 mars, Zhurnal.mk - Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk nga burime brenda partiake mëson se sonte në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 21 prillit, Aleanca për Shqiptarët e prishi pajtimin për koalicionin e saj me Levizjen Besa, dega Dibër, për zgjedhjen e kreut të kësaj komunë që duhet të mbahen bashkë me ato presidenciale.

Lëvizja Besa, dega Dibër nga burime të konfirmuara për Agjencin e Lajmeve Zhural, kanë konfirmuar prishjen e pajtimit për koalicionin e premtuar.

"Aleanca për Shqiptarët me filozofinë e saj destruktive të kthyer në ves, sonte në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 21 prillit e prishi pajtimin për koalicionin e saj me Levizjen Besa" për zgjedhjet , tha burimi nga Lëvizja Besa për Zhurnal.mk.

Nga kjo parti theksojnë se që do të shqyrtojnë gjithçka, dhe do të pozicionohen arsyeshëm për kandidatin (v.j. Agron Agolli) që moralisht është më afër filozofisë së tyre, përcjell Zhurnal.mk

© ZHURNAL 21.03.2019, 22:25 | B.M. | 28,767 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."