Zidane synon mbrojtësin më të shtrenjtë të Serie A
sport
Zidane synon mbrojtësin më të shtrenjtë të Serie A

Zidane synon mbrojtësin më të shtrenjtë të Serie A

Ky sezon mund të quhet i mbyllur për Real Madridin, edhe pse matematika ende nuk e nxjerr jashtë garës për titullin kampionat.

 

Rikthimi i Zinedine Zidane ka shërbyer më shumë për të rikthyer harmoninë dhe për të mbajtur futbollistët në tonus, pasi Solari ishte kartë e djegur.

 

Ndërkohë, po shihet edhe merkato dhe lëvizjet që duhen bërë. Për këtë arsye, revolucioni do të prekë disa role në skuadër.

 

Mes tyre, edhe mbrojtjen, aty ku në një farë mënyrë Varane nuk është se po jep më garanci.

 

Objektivi, sipas “Sport”, është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly. Napoli kërkon jo më pak se 120 mln euro për ta lënë të lirë, por paratë janë problemi i fundit për “blancos”.

© ZHURNAL 21.03.2019, 16:16 | Z.H. | 6,692 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."