Pas skandalit të tradhëtisë, Kylie merr vendimin përfundimtar për Jordyn
showbiz
Pas skandalit të tradhëtisë, Kylie merr vendimin përfundimtar për Jordyn

Pas skandalit të tradhëtisë, Kylie merr vendimin përfundimtar për Jordyn

Tradhëtia e mikeshës së ngushtë të Kylie-t, Jordyn Woods, me Tristan Thompson, partnerin e Khloe Kardhashian, bëri bujë të madhe në media dhe u kthye në ngjarjen më të diskutuar të këtij muaji.

U tha se mikeshat e ngushta, ishin parë duke ngrënë mëngjes së bashku sikur asgjë të mos kishte ndodhur mes tyre, mirëpo burime për “TMZ” kanë treguar se ky ishte një lajm i rremë, pasi Kylie dhe Jordyn nuk kanë pasur asnjë kontakt që prej ditës së tradhëtisë.

Madje, burime pranë familjes Kardashian kanë treguar për “TMZ” se pas intervistës së Jordyn e cila mohonte të kishte pasur diçka mes saj dhe Tristan, Kylie vendosi t’a nxjerrë përfundimisht ish-mikeshën nga jeta e saj. Kylie është shprehur se shoqëria e tyre s’mund të vazhdojë dhe kërkon që Jordyn të marrë nga shtëpia e saj sendet personale që i kanë mbetur.

© ZHURNAL 21.03.2019, 16:12 | L.E. | 999 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."