Ministri i Jashtëm çek vizitë, takim me liderët shqiptarë
shqiperia
Ministri i Jashtëm çek vizitë, takim me liderët shqiptarë

Ministri i Jashtëm çek vizitë, takim me liderët shqiptarë

Tiranë, 14 mars - Ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek do të vizitojë Shkupin dhe Tiranën në një tur dy ditor duke nisur nga sot.

Në Tiranë, Petricek do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, përfaqësues të OJQ-ve dhe partive opozitare, si dhe shefin e Zyrës së delegacionit të BE-së, Luigi Soreca.

Temat e takimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ekonomik, integrimi në BE dhe NATO, situata e brendshme politike, bashkëpunimi i grupit të Vishegradit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe situata në rajon.

© ZHURNAL 14.03.2019, 09:32 | Xh.I. | 468 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."