Kodi zgjedhor, Ndoka: Rama donte të zhdukte PDK dhe LSI
shqiperia
Kodi zgjedhor, Ndoka: Rama donte të zhdukte PDK dhe LSI

Kodi zgjedhor, Ndoka: Rama donte të zhdukte PDK dhe LSI

Tiranë, 14 mars - I ftuar në emisionin Arena, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka thënë se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ishin  pazare mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Ndoka: Në vitin 2008 për Kodin zgjedhor, faktorë ishin Sali Berisha dhe Edi Rama. Më shumë ishte Edi Rama, sepse Rama ishte lideri i opozitës, dhe opozita kërkon garanci tek sistemi. Çfarë kërkoj Edi Rama? Rama kërkoi të nxirrte jashtë loje, Partinë Demokristiane dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, se ne ishim bërë problem në atë kohë, dhe eliminimi ne pluralizmit.

Kjo ndodhi se PD, PS, së bashku ishin më pak se 50% e votave të shqiptarëve. Shqiptarët i ndëshkuan PD,  dhe PS, dhe ky u bë alarm, dhe të dyja kthyen skenën bipolare. Zoti Rama, bëri edhe një gabim, kërkoi shembjen e kushtetutës me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, pra duke bërë ndryshime kushtetutese, që presidenti zgjidhej me një shumicë të thjeshtë.

© ZHURNAL 14.03.2019, 09:31 | Xh.I. | 321 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."