Apostolova: Liderët ta bindin BE-në për vizat, nepotizmi politik nuk bën të mbizotërojë
kosova
Apostolova: Liderët ta bindin BE-në për vizat, nepotizmi politik nuk bën të mbizotërojë

Apostolova: Liderët ta bindin BE-në për vizat, nepotizmi politik nuk bën të mbizotërojë

Apostolova ka thënë në Klan Kosova se përveç kësaj duhet ende shumë punë për të luftuar nepotizmin politik, duke iu referuar pozitave më të rëndësishme në institucionet shtetërore, njofton Klan Kosova.

”Agjenda Europiane është mjeti më i rëndësishëm të cilin e kemi për të arritur progres në Kosovë. Çdo gjë është shumë e rëndësishme, sepse çdo gjë që bëjmë bashkë është në të mirën e Kosovës”.

”Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është vetëm një çështje që drejtpërdrejt ndërlidhet me Kosovën, por luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është edhe një ndër hapat që Kosova do të duhej plotësuar për liberalizimin e vizave. Por, ende ka shumë punë”.

”Ne duhet të theksojmë se pakoja e ligjeve ishte miratuar në një mënyrë në një atmosferë të mirë”.

”Nepotizmi politik nuk duhet të mbisundojë kur flasim për pozitat kryesore dhe sundimi i ligjit është një nga më të rëndësishmit, prandaj duhet të zbatohet me përgjegjësi shumë të lartë nga liderët dhe ministrat e Kosovës”.

”Kosova ka shumë për të bërë në këtë sferë, dhe kur flasim për liberalizimin e vizave në këtë rrugëtim kemi pasur disa versione vlerësuese”.

”Thirrja ime ndaj institucioneve të Kosovës është të vazhdohet me punën e mirë dhe të vazhdojnë t’i bindin shtetet e BE-së për një version vendimtar në çështjen e liberalizimit të vizave”.

”Kemi shumë ministra në disa sektorë për të cilët duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë. Sundimi i ligjit është kryesori, sepse pa të asnjë politikë tjetër nuk do të mund të zbatohej në Kosovë”.

”Do duhej të ishte e rëndësishme të thuhet për qytetarët se deri më tash miratimi i tri pakove të ligjeve për administratën ka bërë që të keni kornizë me të cilën buxheti dhe klasifikimi i shërbyesve është përcaktuar në bazë të rregullave”.

”Liderët kanë dhënë ekspertizën më të mirë me këto ligje në atë që i përshtatet Kosovës”.

”Kemi vërejtur shumë progres në këtë, natyrisht nuk është ndjekur këshilla jonë 100%, por është vërejtur puna në agjendën europiane”.

© ZHURNAL 14.03.2019, 18:42 | T.E. | 436 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."