Arta Marku do të garoj për mandat të plotë 7-vjeçar
shqiperia
Arta Marku do të garoj për mandat të plotë 7-vjeçar

Arta Marku do të garoj për mandat të plotë 7-vjeçar

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku do të kërkojë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë një mandat të plotë 7-vjeçar, si Kryeprokurore e Përgjithshme.

Pak ditë para se KLP të hapë garën për kreun e lartë të akuzës, janë mësuar edhe emrat e atyre që do të kandidojnë për këtë post.

Gara do të zhvillohet ditën e martë, më 19 mars dhe në listë ka edhe nga ata që janë vartës të Arta Markut. Mësohet se disa nga kandidatët për Kryeprokuror janë: Adnand Xholi, Olsian Çela, Besnik Muçi, Enrik Ligori, Ervin Kondili dhe Plarent Ndreca.

Por në këtë mbledhje KLP pritet të përcaktojë garën edhe për SPAK. Disa nga kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e rinj të Prokurorisë së Posaçme të Hetimit janë; ana profesionale, dosjet e bujshme dhe stadet e hetimit të tyre, aftësia profesionale në menaxhimin e hetimit.

5 kriteret e posaçme etiko-profesionale janë ato që lidhen me ngritjen në detyrë dhe performaca.

© ZHURNAL 14.03.2019, 18:26 | T.E. | 497 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."