Policia presion kandidatëve për të pranuar mandatin e deputetit
shqiperia
Policia presion kandidatëve për të pranuar mandatin e deputetit

Policia presion kandidatëve për të pranuar mandatin e deputetit

Tiranë, 14 mars - Kuvendi po mbushet me shpejtësi me deputetë që emrat në listat e zgjedhjeve të 2017, i kishin në fund. Pse sot këta kandidatë pranojnë mandatin e deputetit, kur partia që i ka përzgjedhur dogji mandatet?

Ish-deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi ka denoncuar dhunën dhe presionin ndaj kandidatëve për të pranuar mandatin. Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit.

”I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë”, ka thënë Baçi.

Baçi shtoi se policia është vendosur në shërbim të politikës. ”Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë”, u shpreh Baçi.

© ZHURNAL 14.03.2019, 14:46 | Xh.I. | 548 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."