Capello: Ronaldo kampion, por jo gjeni si Messi
sport
Capello: Ronaldo kampion, por jo gjeni si Messi

Capello: Ronaldo kampion, por jo gjeni si Messi

Fabio Capello ka pohuar se edhe pse Cristiano Ronaldo është i jashtëzakonshëm dhe kampion, ai nuk është gjeni i futbollit si Lionel Messi.

Ronaldo me het-trik e dërgoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën, por trajneri i mirënjohur italian këmbëngul se superylli portugez nuk posedon aftësitë natyrore të Lionel Messit, Diego Maradonës apo Peles, transmeton Gazeta Express.

Argjentinasi magjinë e tij duke i ndihmuar Barcelonës të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, me dy gola dhe dy asiste kundër Lyonit.

“Ronaldo është futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është gjeni”, tha Capello për sky Sport Italia.

“Në futboll janë tre gjeni: Pepe, Maradona dhe Messi. Pikë. Ronaldo është shumë i fortë dhe të ndihmon të fitosh gjithçka, por Messi është gjeni dhe diçka tjetër”, shtoi ai.

“U përballa me Messin kur ai ishte 16-vjeçar dhe mbeta i mahnitur. Para 20 viteve, ai i bëri gjërat e njëjta që i bën sot sepse ka lindur gjeni. Messi shpik gjëra që të tjerët nuk i shohin. Ronaldo e ka bërë veten kampion, por jo gjeni”, theksoi ai.

© ZHURNAL 14.03.2019, 14:34 | Xh.I. | 1,321 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."