Rama tallet për Ditën e Verës: Lala e feston më 14, Luli më 16 dhe Lali më 17
shqiperia
Rama tallet për Ditën e Verës: Lala e feston më 14, Luli më 16 dhe Lali më 17

Rama tallet për Ditën e Verës: Lala e feston më 14, Luli më 16 dhe Lali më 17

Tiranë, 14 mars - Edi Rama zgjodhi të zbarkonte në Elbasan në vigjilje të “Ditës së Verës”, duke mbledhur ministrat, Kryesinë dhe deputetët e PS mbrëmjen e djeshme në një darkë pune.

E teksa dita zbardhi, kryeministri nisi aktivitetet e tij, duke dalë rrugëve të qytetit me në krah kryebashkiakun Qzim Sejdini dhe kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Nga “kryeqyteti” i festës, Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, por nuk ka kursyer ironinë. Duke iu referuar shtyrjes së festimeve nga Erjon Veliaj në Tiranë për në 17 mars dhe protestës së PD, më datë 16, shefi i qeverisë ka bërë një batutë me ata që e shoqëronin.

“Gëzuar ditën e Verës, këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa lali e feston në datën 17”, u shpreh Rama përpara gazetarëve.

© ZHURNAL 14.03.2019, 13:06 | Xh.I. | 1,175 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."