Panucci e publikon listën për kualifikimet e EURO 2020, ka disa befasi
sport
Panucci e publikon listën për kualifikimet e EURO 2020, ka disa befasi

Panucci e publikon listën për kualifikimet e EURO 2020, ka disa befasi

Christian Panucci ka publikuar mëngjesin e sotëm listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullojë për dy sfidat eliminatore të Europianit 2020, që startojnë fundjavën e ardhshme.

Tekniku i kuqezinjve ka zgjedhur të marrë 24 futbollistë, teksa nuk mungojnë as surprizat në listë, si grumbullimi i Kristi Qoses, rikthimi i Alijit dhe Ajetit, por edhe lënia jashtë e Lenjanit dhe Llullakut.

Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet ditën e diel, ndërsa ndeshja e parë do të jetë më 22 Mars në “Loro Boriçi” përballë Turqisë dhe tjetra më 25 mars ndaj Andorrës në transfertë.

Mw poshtw mund ta shikoni listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020, respektivisht ndaj Turqisë më 22 Mars në Loro Boriçi dhe Andorrës më 25 Mars në Estadi Nacional. /SS/

© ZHURNAL 14.03.2019, 13:02 | Xh.I. | 1,833 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."