Goditet me xhip një fëmijë 12 vjeçar në Shkup
kronika
Goditet me xhip një fëmijë 12 vjeçar në Shkup

Goditet me xhip një fëmijë 12 vjeçar në Shkup

 Shkup, 14 mars- Gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00 në udhëkryqin mes rrugës "Anton Popov" dhe "Drenak" të Shkupit, vetura e tipit "Grand Cherokee", me targa të Shkupit drejtuar nga Z.I.(53) nga Shkupi ka goditur një fëmijë 12 vjeçar, transmeton Zhurnal. 

Fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e klinikave "Nënë Tereza". 

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. 

© ZHURNAL 14.03.2019, 12:12 | L.E. | 1,520 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."