“Pema e Dantes”, këshilltari i Veliajt mbjell një pemë për të birin
shqiperia
“Pema e Dantes”, këshilltari i Veliajt mbjell një pemë për të birin

“Pema e Dantes”, këshilltari i Veliajt mbjell një pemë për të birin

Tiranë, 14 mars - Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i është bashkuar ditën e sotme edhe Renato Kalemi, këshilltari i kryebashkiakut Veliaj. Pemën, e cila mban emrin e djalit të tij, Dante, kanë vendosur si familje që ta mbjellin në lulishten pranë kompleksit të tyre të banimit.

Renato Kalemi ka zgjedhur ta ndajë me miqtë në rrjetet sociale këtë moment kaq të veçantë dedikuar djalit të tij, duke postuar edhe disa foto. “Pema e dantes – Dante’s tree”, shkruan këshilltari i kryebashkiakut Veliaj, teksa citon edhe një shprehje nga Alighieri: “Amor che nella mente mi ragiona, comincio egli a dir si dolcemente che la dolcezza ancor dentro mi suona” (“Për dashurinë, të cilën mendja ime arsyeton/mendon, butësisht filloj të them që ëmbëlsia brenda meje këndon”).

© ZHURNAL 14.03.2019, 11:09 | Xh.I. | 463 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."