Merr fund pritja e gjate, Tiranë-Elbasan tani pa devijime
shqiperia
Merr fund pritja e gjate, Tiranë-Elbasan tani pa devijime

Merr fund pritja e gjate, Tiranë-Elbasan tani pa devijime

Tiranë, 14 mars - Ashtu sic ishte paralajmeruar nga ARRSH, këtë të enjte është hapur për herë të parë njeri krah i segmetit që nuk kishte përfunduar nga Tuneli I Krrabës deri Ibë, e rrjedhimisht lëvizja për herë të parë pa devijime e segmetit Ibë-Tiranë.

Ndonëse rruga Tirana-Elbasan kishte shumë vite që punohej dhe disa vite e hapur pjesërisht, sërish lëvizja e mjeteve nga Tuneli i Krrabës deri në hyrje të Tiranës apo anasjelltas bëhej me devijime të mëdha cka kushtonte më shumë kohë sesa lëvizja nga Tuneli I Krrabës deri në Elbasan dhe anasjelltas.

Megjithatë ARRSH konfirmoi se për momentin do të jetë në dispozicion të shofereve dhe levizjes së mjeteve vetëm karrexhata e majtë për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë –Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti pra nga Tuneli I Krrabës deri në Ibë.

© ZHURNAL 14.03.2019, 11:08 | Xh.I. | 1,914 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."