Policia e Ramës kërcënon gjyqtarin, Alibeaj: Urdhër politik i trafikantëve
shqiperia
Policia e Ramës kërcënon gjyqtarin, Alibeaj: Urdhër politik i trafikantëve

Policia e Ramës kërcënon gjyqtarin, Alibeaj: Urdhër politik i trafikantëve

Një situatë gati absurde e cila mund të ndodhë vetëm në një shtet autoritar, është ajo e sotmja ku Policia e Shtetit ka kërcënuar me Vetting një gjyqtar, vetëm se ky i fundit liroi nga qelitë një protestues të opozitës, i cili mbahej në arrest me pretendimin se kishte goditur një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjë që nuk u vërtetua me prova.

Enkelejd Alibeaj, nga selia e Partisë Demokratikë e cilësoi komunikatën kërcënuese të Policisë ndaj gjyqtarit Pirro Sota, si një provë të qartë sesi Edi Rama shantazhin dhe kontrollon çdo gjyqtar në vend.

“Kercenimi me vetting i gjyqtarit te Fierit vetem pse mbrojti interesin e qytetareve dhe nuk zbatoi urdhrin politik te trafikanteve qe drejtojne Policine Politike, eshte prove e qarte sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon cdo gjyqtar ne vend.  Te mjere!

As me kercenime ndaj gjyqtareve qe nuk i nenshtrohen presionit tuaj kriminal dhe as me burgosjen politike te qytetareve te ndershem te ketij vendi,  nuk e shpetoni dot Edi Ramen. Fundi i tij dhe qeverise se tij kriminale eshte me afer se kurre. Shihemi ne 16 Mars!-shkruan Alibeaj.

Kërcënimi i sotëm nga Policia e Shtetit ndaj vendimit sovran të një gjyqtari ëshë një akt i paprecedentë, i pandodhur më parë, çka tregon edhe njëherë rritjen e formës së represionit nga qeveria Rama ndaj çdo vendimi të pavarur që bie ndesh me qëllimet e tij-, shkruan Alibeaj

© ZHURNAL 13.03.2019, 20:58 | T.E. | 603 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."