Ndryshimet klimatike, të dhënat meteorologjike të nevojshme për bujqit
ekonomi
Ndryshimet klimatike, të dhënat meteorologjike të nevojshme për bujqit

Ndryshimet klimatike, të dhënat meteorologjike të nevojshme për bujqit

Shkup, 13 mars - Përmbytjet dhe thatësirat shkatërrojnë të mbjellat. Autoritetet thonë se përdorimi i të dhënave meteorologjike është jashtëzakonisht shumë i nevojshëm.

 

“Duke pasur parasysh këto parashikime, informacioni i rregullt modern dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm kanë një rol kyç për mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga kushtet e pafavorshme të motit që kanë qenë më të theksuara në vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike”,- tha ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ljupço Nikolovski.

 

Agjencia europiane satelitore operative për përcjelljen e motit, klimës dhe mjedisit EUMETSAT, ia dorëzon të dhënat shërbimeve kombëtare meteorologjike të vendeve anëtare.

 

“Këtu përfshihen dy satelitë OPERNIKUS që përdorim në emër të BE-së dhe dy misioneve satelitore që përfshijnë Shtetet e Bashkuara”,- theksoi drejtori i EUMETSAT, Livio Mastrodi.

EUMETSAT është një organizatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 1986 për të siguruar të dhëna satelitore dhe klimatike 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, për shërbimet kombëtare meteorologjike të Shteteve Anëtare të BE-së dhe përdoruesve të tjerë në mbarë botën.

© ZHURNAL 13.03.2019, 19:17 | T.E. | 1,077 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."