SKANDALOZE: Qeveria injoron Hazbi Likën për fatin e SIMO dhe krijimin e ministrisë së re
maqedonia
Skandaloze: Qeveria injoron Hazbi Likën për fatin e SIMO dhe krijimin e ministrisë së re

Skandaloze: Qeveria injoron Hazbi Likën për fatin e SIMO dhe krijimin e ministrisë së re

Shkup, 13 Mars, Zhurnal.mk - Hazbi lika, Zëvendës-Kryeministër për zbatim të marrëveshjes së Ohrit sot tha se qeveria, por edhe partia e tij, BDI, e kanë injoruar atë nga konsultimet që kanë ndodhur përbrenda qeverisë për hartimin e propozim-ligjit për themelimin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, e cila si ide ka lindur që në fund të vitit 2015.

“Unë si përfaqësues i BDI-së, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në detyrën e Zëvendës Kryeministrit të angazhuar për Implemntimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemin Politik, nuk jam informuar as edhe i konsultuar për iniciativen dhe as për hartimin e këtij ligji, duke aluduar në kompetencat që do të bartë Institucioni i ri i cili krijohet, dhe lidhshmërinë që do të ketë me vetë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit,” ka thënë Lika në një komunikatë për mediat.

Lika më tutje thotë se ai ka pasur një takim me kreun e partisë Ali Ahmeti për një debat brenda BDI-së por edhe me akterët jashtë kësaj partie për të njëjtën.

“Në takimin e fundit të realizuar me Kreun e partisë, edhe pse vonë, megjithatë kemi kërkuar që të hapet debat dhe të diskutohet rreth kësaj iniciative me të gjitha organet partiake, por edhe me palët e interesuara jashtë partiake, duke tentuar në rruajtjen dhe trashëgimin e vlerave të mirëfillta që burojnë nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit. Presim që aktorët politikë të reflektojnë me qëllim që të qartësohet mirë kjo situatë, të dihet mirë se cili do të jetë fati i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, me të vetmin qëllim për të ndërtuar një shoqëri të barabartë për të gjithë,” tha zëvendës-kryeministri.

Sipas komunikatës së tij qeveria e Kryeministrit Zoran Zaev, e paska hartuar propozim-ligjin pa dijeninë dhe pa u konsultuar fare me Hazbi Likën.

Në rast se konfirmohet kjo që thotë Lika, del se personi kryesor përgjegjës në qeveri për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe krijim të ministrisë së re e cila është propozuar që në Dhjetor të vitit 2015 nga analiza e bërë nga kabineti i a saj kohe i Musa Xhaferit, del se

Lika është duke u injoruar krejtësisht nga kolegët e qeverisë dhe ata partiak.

© ZHURNAL 13.03.2019, 15:27 | Xh.I. | 14,673 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."