Tetovë, vetura godet dy fëmijë 10 vjeç, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes
kronika
Tetovë, vetura godet dy fëmijë 10 vjeç, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes

Tetovë, vetura godet dy fëmijë 10 vjeç, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes

 

Tetovë, 13 mars- Dy fëmijë të moshës 10 vjeçare kanë pësuar lëndime trupore pasi që gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00 janë goditur nga një veturë "Kia" me targa të Tetovës drejtuar nga J.S.(52) nga Reçica e Madhe, Tetovë, transmeton Zhurnal.

Shoferi pasi ka goditur fëmijët është larguar nga vendi ngjarjes njofton SPB Tetovë. 

Incidenti ka ndodhur në rrugën "168" në Tetovë, pas çka me një veturë tjetër fëmijët janë dërguar në spitalin e Tetovës. 

Policia pas një kohe ka arritur të gjejë veturën me të cilin ishin goditur fëmijët. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Tetovë.

© ZHURNAL 13.03.2019, 13:46 | L.E. | 2,918 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."