Banka Popullore ulë bazën e shkallës së interesit në nivel prej 2,25 %
ekonomi
Banka Popullore ulë bazën e shkallës së interesit në nivel prej 2,25 %

Banka Popullore ulë bazën e shkallës së interesit në nivel prej 2,25 %

Shkup, 13 mars – Banka Popullore e ka ulur bazën e shkallës së interesit për 0,25 për qind pikë, gjegjësisht prej 2,05 në 2,25 për qind. Vendimi është sjell dje në seancën e rregullt të Komitetit për politikë monetare operative të Bankës Popullore, në të cilën janë shqyrtuar treguesit kyç për ekonominë vendore dhe lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare dhe vendore financiare, në kontekst të vendosjes së politikës monetare.

“Në bazë të vlerësimit të kushteve aktuale ekonomike dhe financiare, si dhe të rreziqeve ekzistuese, Komiteti vlerësoi se ekziston hapësirë për lirim të mëtutjeshëm të politikës monetare. Në seancë u soll vendim për uljen e bazës së shkallës së interesit për 0,25 për qind pikë, gjegjësisht prej 2,50 në 2,25 për qind. Oferta e bonove të thesarit për ankandin që do të mbahet më 13 mars është mbajtur në nivel prej 25.000 milionë denarë”, theksohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Vendimi për uljen e shkallës së interesit bazohet në vazhdimësinë e mbajtur të lëvizjeve të volitshme të tregut devizor, që drejton në mungesën e presioneve në sektorin e jashtëm dhe shqyrtime stabile të subjekteve vendore. Njëkohësisht, mendojnë nga Banka Popullore, lëvizjet vijuese tregojnë rritje mesatare të çmimeve vendore dhe me këtë edhe mungesë të presionit të çmimeve. Hapësirë shtesë krijon edhe paralajmërimi i fundit i BQE për mbajtjen e shkallës së interesit në nivel vijues më të gjatë se pritjet paraprakisht, si dhe për lirim shtesë përmes instrumenteve tjera monetare./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 13.03.2019, 12:25 | Z.H. | 1,253 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."