Ende po vazhdon takimi i Ekipit Negociator
kosova
Ende po vazhdon takimi i Ekipit Negociator

Ende po vazhdon takimi i Ekipit Negociator

Ende është duke vazhduar takimi i sotëm i Ekipit Negociator nga i cili po synohet të finalizohet Platforma e Dialogut me Serbinë.

Klan Kosova është duke përcjellur këtë takim nga vendi i ngjarjes ndërsa raportohet se kryenegociatorët kanë nisur këtë mbledhje qysh nga ora 15:00.

Pas këtij takimi, siç edhe një ditë më parë deklaroi kryenegociatori Fatmir Limaj, pritet të ketë një rezultat pozitiv sa i përket finalizimit të Platformës së Dialogut, për t’i hapur rrugë shqyrtimit në Parlamentin e Kosovës.

© ZHURNAL 12.02.2019, 18:08 | T.E. | 472 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."