Kariera.mk solli Facebook-un në Shkup
maqedonia
Kariera.mk solli Facebook-un në Shkup

Kariera.mk solli Facebook-un në Shkup

Shkup, 12 shkurt – Përfundoi me sukses një ngjarje shumë e veçantë me të cilën KARIERA.mk fillon serinë e trajnimeve ekskluzive për drejtuesit e resurseve njerëzore në kompanitë e Maqedonisë. Mbi 20 drejtorë të resurseve njerëzore nga kompanitë e ndryshme të IT-së, Telekomit, Farmaceutikës, agjencive të punësimit dhe menaxherë tjerë, dje me sukses përfunduan trajnimin special të udhëhequr nga specialistja e Facebook-ut me përvojë shumëvjeçare në sferën e regrutimit dhe gjuajtjes së talenteve, Maud Durand. Durand, që nga viti 2009, ka punuar për rrjetin e shumë njohur LinkedIn, në të cilin kishte mundësi të ndihmojë në krijimin dhe implementimin e modelit të ri për rekrutim i quajtur “Scalable sourcing model”.

Së fundmi, ajo punon në FACEBOOK, në të cilin kryen detyrën e një ndër menaxhueseve më strategjik te botës së HR dhe menaxhon procesin e rekrutimit të top-talentëve në nivel global. Kjo është mundësi e veçantë për të gjithë ata të cilët duan të përmirësojnë teknikat e rekrutimit të talentëve të rinj si dhe mbindërtimin personal në këtë fushë. Maud Durand, si një ekspert me renome botërore, njihet edhe si “gjuajtëse” e suksesshme e talentëve të rinj të fushës së IT-së. Kjo ngjarje u organizua nga KARIERA.MK me mbështetje nga Agjencia globale The P Ëorld. KARIERA.MK është rrjeti më i zhvilluar në Maqedoni që i ndërlidh kompanitë dhe kandidatët për punësim. Aktualisht, këtë servis e përdorin mbi 2.250 kompani në Maqedoni dhe janë regjistruar mbi 70.000 kandidatë për punësim. Gjatë 2 viteve të kaluara, KARIERA.mk u ka ndihmuar kompanive në mbi 12.000 shpallje për punë.

Drejtuesi i Kariera.mk, Norik Selimi thotë se me këtë trajnim po hapet një fushë e re në kompani, ndërsa në periudhën në vijim – do të sjellin drejtues të resurseve njerëzore nga shumë kompani botërore dhe ekspertë të fushës. “Qëllimi i këtyre trajnimeve është që të sjellim një inovacion në tregun tonë dhe t’u mundësojmë kompanive vendore përvojat më moderne të botës së resurseve njerëzore”, thotë Selimi. Ndryshe, KARIERA.MK ka rrjetin më të zhvilluar në Maqedoni që i ndërlidh kompanitë dhe kandidatët për punësim. Aktualisht, këtë servis e përdorin mbi 2250 kompani në Maqedoni dhe janë regjistruar mbi 70.000 kandidatë për punësim. Gjatë dy viteve të kaluara, KARIERA.mk u ka ndihmuar kompanive në mbi 12.000 shpallje për punë./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 12.02.2019, 16:28 | Z.H. | 2,591 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."