Lule Elezi e Adelina Paloja në koncertin në Strasburg
kulture
Lule Elezi e Adelina Paloja në koncertin në Strasburg

Lule Elezi e Adelina Paloja në koncertin në Strasburg

Pianistja Lule Elezi dhe sopranoja Adelina Paloja janë prezantuar me një koncert të përbashkët në Strasburg të Francës, koncert ky që është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg të Francës, shkruan KultPlus.

Ky koncert që është mbajtur në shënim të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka përfshirë prezantimin e përbashkët të dy artisteve kosovare, për të vazhduar më pas edhe me një prezantim të veçantë pianistik nga Lule Elezi.

Veprat e kompozitorëve që janë prezantuar në këtë koncert kishin një përzgjedhje që përkojnë me këtë festë të madhe, sikurse se: Ç.Zadeja, A. Mula, A. Catalani, F. Chopin, Ch. Gounod, …

Koncerti është mbajtur në Association Parlementaire Européenne dhe ky koncert është përcjellë nga kori diplomatik .

© ZHURNAL 12.02.2019, 15:43 | L.E. | 1,002 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."