Telefoni i fuqishëm i Pentagonit që kontrollon çdo gjë që bëni
teknologji
Telefoni i fuqishëm i Pentagonit që kontrollon çdo gjë që bëni

Telefoni i fuqishëm i Pentagonit që kontrollon çdo gjë që bëni

Qeveria amerikane së shpejti do të vëzhgojë të gjitha aktivitetet e punonjësve duke përdorur inteligjencën artificiale.

Një startup është duke krijuar sistemin e telefonit mobil që do të mësojë për të gjitha ato që bën përdoruesi i tij, transmeton KosovaPress.Ai në mënyrë konstante do të gjurmojë sjelljen, aktivitetin dhe do të krijojë profilin e identitetit të përdoruesit.

Profili i gjeneruar i inteligjencës artificiale  do të zëvendësojë qasjen e punonjësve në kartela dhe sistemin e lejekalimeve.

TWOSENSE.AI, kompania që do të prodhojë telefonin për Pentagonin, do të sigurojë sistemin multi-faktor të autencitetit për telefona të mençur dhe kompjuterët.   

Sistemi zëvendëson të gjitha qasjet e kartelave dhe lejekalimeve dhe alarmon sigurinë nëse dikush tjetër është duke përdorur pajisjen. 

Ai e bën këtë duke përdorur të dhëna të sjelljes ose 'biometrikut' të çdo personi, siç është mënyra se si ecin, ndërveprojnë me telefonin e tyre, udhëtojnë në punë dhe si dhe ku kalojnë kohën e tyre. Është ekuivalenti i inteligjencës artificiale të gjurmëve të gishtërinjve të një personi, por është shumë më e vështirë të thyhet, ndërsa sistemi vazhdimisht ushqehet me tipare të shumëfishta dhe do të dijë nëse dikush tjetër po përdor telefonin.

© ZHURNAL 12.02.2019, 15:32 | L.E. | 1,684 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."