Modifikohet Mercedes-AMG SL63, kthehet në një “bishë” me 789 kuajfuqi (Video)
auto
Modifikohet Mercedes-AMG SL63, kthehet në një “bishë” me 789 kuajfuqi (Video)

Modifikohet Mercedes-AMG SL63, kthehet në një “bishë” me 789 kuajfuqi (Video)

Në projektin e tyre më të ri, kompania gjermane e modifikimit të veturave, G-Power, ka zgjedhur superveturën Mercedes-AMG SL63.

Pas modifikimit, G-Power ka bërë që motori i saj, 5.5 litërsh twin-turbo V8 të prodhojë 789 kuajfuqi, nga ‘vetëm’ 577 kuajfuqi sa prodhonte, transmeton Koha.net.Për t'i shtuar kaq shumë kuajfuqi, G-Powerit i është dashur t'i shtojë disa pjesë të reja, që kushtojnë mijëra euro.

Me të gjitha këto pjesë të reja, SL63 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5 sekonda ndërsa atë maksimale prej 340 kilometra në orë.

© ZHURNAL 12.02.2019, 15:23 | L.E. | 1,227 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."