Nis gjyqi i 12 udhëheqësve separatistë katalanas
bota
Nis gjyqi i 12 udhëheqësve separatistë katalanas

Nis gjyqi i 12 udhëheqësve separatistë katalanas

Gjyqi i 12 udhëheqësve separatistë katalanas, të përfshirë në një përpjekje për t’u ndarë nga Spanja në vitin 2017, nisi të martën në Gjykatën Supreme të Madridit.

Të pandehurit – të cilët përfshijnë ish-ministra, ish-kryetarin e Parlamentit të Katalonjës dhe udhëheqës të organizatave pro pavarësisë – përballen me akuza si: rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim i fondeve publike.

Të gjithë ata i mohojnë akuzat kundër tyre, shkruan Rel.

Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum, në të cilin shumica e atyre që kanë marrë pjesë, kanë votuar për pavarësi nga Spanja.

Parlamenti në Barcelonë më pas e ka shpallur rajonin autonom republikë të pavarur.

Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi ose janë ndaluar.

© ZHURNAL 12.02.2019, 15:02 | Xh.I. | 498 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."