Maduro: Qeveria amerikane është një bandë ekstremistësh
bota
Maduro: Qeveria amerikane është një bandë ekstremistësh

Maduro: Qeveria amerikane është një bandë ekstremistësh

Presidenti zyrtar i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka thënë se qeveria e Donald Trumpit është një grup banditësh ekstremistë dhe i ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për krizën në vendin e tij.

Gjatë një interviste për BBC-në, Maduro ka thënë se nuk do ta lejojë futjen e ndihmave humanitare në Venezuelë sepse kjo do të përdorej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta justifikuar intervenimin e tyre në këtë vend. “Ata po kërcënojnë me dhunë me qëllim që ta marrin kontrollin në Venezuelë”, tha ai.

Maduro është duke u përballur me presion të brendshëm dhe të jashtëm për t’i shpallur zgjedhjet e parakohshme për shkak të rëndimit të krizës ekonomike, rritjes së korrupsionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Në anën tjetër, Guaido ka organizuar protestë që do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Marrëdhëniet mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara edhe para ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. Sidoqoftë, ato u tensionuan edhe më tepër kur presidenti amerikan e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Si kundërpërgjigje, Venezuela i ndërpreu plotësisht marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

© ZHURNAL 12.02.2019, 15:01 | Xh.I. | 887 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."