Arretimi i policit që ngacmoi seksualisht minorenen, Lleshaj: Nuk e dimë kush është denoncuesi!
shqiperia
Arretimi i policit që ngacmoi seksualisht minorenen, Lleshaj: Nuk e dimë kush është denoncuesi!

Arretimi i policit që ngacmoi seksualisht minorenen, Lleshaj: Nuk e dimë kush është denoncuesi!

Tiranë, 12 shkurt - Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha nga Malësia e Madhe se që prej mbrëmjes së djeshme janë duke kërkuar denoncuesin e videos ku shfaqet polici Berhan Bajrakurti.

Pas takimit me autoritetet lokale, Lleshaj tha për mediat se pyetja që duhet të ngrihet është: Kush është denoncuesi?

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja dhe e gjithë shoqërisë, na përfaqësojnë të gjithëve ne.

Pyetje: Ju përfaqëson ai polic?

Lleshaj: Ai është i arrestuar nga policia

Pyetje: Ka një denoncim?

Lleshaj: Është arrestuar që mbrëmë?

Pyetje: Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncim familjes?

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, policia  e shtetit po kërkon që mbrëmë dhe denoncuesi nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore. Kush është denoncuesi?


© ZHURNAL 12.02.2019, 11:43 | Xh.I. | 547 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."