BBC: Libër për bunkerët shqiptarë të Luftës së Ftohtë
kulture
BBC: Libër për bunkerët shqiptarë të Luftës së Ftohtë

BBC: Libër për bunkerët shqiptarë të Luftës së Ftohtë

Fotograf Robert Hackman ka krijuar një libër me fotografi që dokumenton shumë bunkerë që u ndërtuan në Shqipëri midis 1975 dhe 1989 mes frikës nga Lufta e Ftohtë.

Një shifër prej rreth 500 mijë disa bunkerë janë në gjendje tejet të keqe, e të tjerë janë konvertuar në kafene, shtëpi, restorante, pishina, plevica, ura dhe rezervuarë uji.

Gjatë viteve të pasigurta të Luftës së Ftohtë, kur kombet përgatiteshin për mundësinë e një lufte shkatërruese bërthamore, diktatori shqiptar Enver Hoxha-shkruan BBC- e bindte vendin se bota e jashtme dëshironte të përmbysë shtetin e tyre komunist.

Në vend që të prodhonin pajisje teknologjike, bunkerët u prodhuan në masë. Libri i Hackman-it, i quajtur "Metamorfoza", tregon bunkerët siç shfaqen sot.

Hacman thotë: “Fabrikat e betonit në çdo bashki filluan ndërtimin e bunkerëve 24 orë në ditë, çdo ditë që nga viti 1976 deri në 1989. Një punëtor që intervistova më tha se fabrika ku ai punonte kishte tre turne që ndërroheshin çdo tetë orë. Secili turn bënte pjesë të ndryshme në mënyrë që asnjë palë të mos i dinte detajet e sakta të ndërtimit të bunkerëve që ata prodhonin. Një tjetër inxhinjer, i fushës përgjegjëse për ngritjen e bunkerëve, më informoi se ai punonte 10 orë në ditë dhe çdo ditë për dhjetë vjet."

© ZHURNAL 12.02.2019, 11:03 | L.E. | 1,175 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."