Dy të lënduar në katër aksidente në Shkup
kronika
Dy të lënduar në katër aksidente në Shkup

Dy të lënduar në katër aksidente në Shkup

 

Shkup, 12 shkurt- Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 4 aksidente rrugore, ku në dy aksidente janë lënduar më rëndë dy persona, ndërsa në dy aksidente është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal. 

Policia rrugore ka sanksionuar 73 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Nga trafiku janë përjashtuar gjithsej 16 shoferë prej të cilëve: 2 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 13 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe një shoferë fillestar. 

Gjithashtu janë hasur edhe 15 automjete të paregjistruara dhe një veturë e parregulluar teknikisht. 

Janë sanksionuar edhe 2 shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, 5  shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, një për parakalim të ndaluar, një shoferë nuk ka pasur paisjet e nevojshme për dimër, 30 shoferë të cilët nuk kanë përdorë rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe 33 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit. 

Janë sanksionuar edhe 5 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vizëbardhave dhe 2 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 78 automjete, ndërsa janë hasur 100 vetura të parkuara në mënyrë joligjore. 

© ZHURNAL 12.02.2019, 10:57 | L.E. | 1,525 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."